S’ka konsensus për Vetting –un, drafti merr vetëm votat e mazhorancës
Nuk ka konsensus mes opozitës dhe mazhorancës për ligjin e Vetting-ut. Drafti ka marrë vetëm votat e mazhorancës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Opozita paraqiti 47 amendamente, por ato nuk u morën parasysh nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët.
Nëkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se drafti që kaloi në komision me votat e shumicës, devijon nga Kushtetuta e miratuar më 22 Korrik dhe paralajmëroi ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Relatori Pandeli Majko, tha se opozita nuk paraqiti kundërshtime përsa i përket kushtetutshmërisë së draftit.
Nuk është e qartë nëse mazhoranca do të procedojë në të njëjtën mënyrë në seancën e jashtëzakonshme plenare, ku pritet të votohet ligji i Vetting-ut. Për ta miratuar atë, nevojiten 84 vota.
Tv Klan