S’ka më frikë nga Covid-19
Pavarësisht se gjatë kësaj jave ka pasur numër rekord të infektuarish, qytetarvet duket se u ka ikur frika.
Këto janë pamjet që të ofrohen këtë të dielë në kryeqytet.
Qytetarët shijojnë natyrën dhe shëtitjet. Por edhe bisedat më miqtë në bare e restorante, pa respektuar asnjë masë dhe asnjë distancim fizik mes tyre.
Edhe pronarët e lokaleve nuk respektojnë largësinë mes tavolinave. Siç duket qartazi, në këto lokale nuk ka asnjë tavolinë të lirë.
Po ashtu, qytetarët pavarësisht infektimeve në rritje, maskat i përdorin shumë më rrallë në krahasim me muajt e mëparshëm.
Klan Plus