S’ka më qese plastike! Ata marrin valixhet, kovat e varëset e rrobave…


S’ka më qese plastike! Ata marrin valixhet, kovat e varëset e rrobave…

22:55 07/01/2020

Në nisje të këtij viti, nga data 1 Janar 2020, në Tajlandë është ndaluar përdorimi i qeseve dhe çantave plastike në të gjithë vendin, por ata janë shumë krijues dhe kanë përdorur mënyra nga më të çuditshmet për të mbajtur produktet që blejnë.

Disa përdorin valixhet e tyre dhe të tjerë i kapin me varëset e rrobave.

Kovat janë të preferuarat.

Dhe shportat janë nxjerrë nga cepat e shtëpisë për t’i përdorur në markete.

Por ka edhe nga ata që përdorin karrocat e punës apo trafik ndarësit në formë koni. /tvklan.al






Të ngjashme