S’ka referendum tjetër, Britania jashtë BE-së


S’ka referendum tjetër, Britania jashtë BE-së

14:12 09/07/2016

Qeveria britanike ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum të dytë, për mbetjen apo jo, si pjesë e Bashkimit Evropian, ndonëse një peticion në internet deri më tani ka mbledhur mbi 4.1 milionë nënshkrime.

Ky peticion konsiderohet që ka mbledhur më së shumti nënshkrime që kur qeveria britanike kishte vendosur mbajtjen e referendumit BREXIT në vitin 2011.

Megjithatë, në përgjigjen zyrtare të Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se në referendumin e mbajtur më 23 qershor kanë marrë pjesë 33 milionë njerëz dhe se vendimi i këtij referendumi duhet respektuar.

Peticioni ishte nisur nga përkrahësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja nga frika se rezultati do të ishte në favor të mbetjes së vendit në bllokun e shteteve evropiane.

Më 23 qershor, 52 % e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar megjithatë për daljen e vendit nga BE-ja, ndërsa 48 % kanë votuar për mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në bllokun evropian.

/tvklan.al






Të ngjashme