S’ka takim Rama-Shehu
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu nuk është zhvilluar këtë të hënë paradite.
Kryeministri deklaroi se do ta prishte ne zyrën e tij, por vetëm nëse do dënonte publikisht dhunën e ushtruar gjate protestës kundër vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit.
Ndërsa kryebashkiaku demokrat Shehu gjate një deklarate të bërë përpara mediave lokale i kërkoi kryeministrit të lirojë të ndaluarit në të kundërt ai nuk do të pranonte asnjë diskutim.
Asnjë nga palët nuk kanë lëvizur nga deklaratat e bëra çka e ka bërë të pamundur një proces dialogu mes qeverise dhe pushtetit lokal për të vendosur një sistem të posatshëm për qytetaret e Kukësit që janë frekuentuesit më të shpeshtë të këtij aksi.
Tv Klan