Skandal me arbitrat afrikanë, filmohen duke marrë para për trukim të ndeshjeve


Skandal me arbitrat afrikanë, filmohen duke marrë para për trukim të ndeshjeve

16:51 07/06/2018

BBC publikoi një video të një investigimi të kryer nga një gazetar ganez i cili kishte filmuar disa arbitra duke marrë para në dorë. Në dy vite gazetari ka mundur të vërtetojë korrupsionin duke regjistruar disa gjyqtarë futbolli madje edhe këtë person që konsiderohet si njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan.

BBC e ka titulluar investigimin “Të tradhtosh lojën”. Sipas Gazetarit Anas Aremeyaw Anas, janë rreth 100 zyrtarë të cilët kanë marrë para prej tij dhe bashkëpunëtorëve pra ndeshjeve të kampionati ganez si dhe atyre të Champions League të Afrikës, por edhe takimeve të tjera ndërkombëtare.

Një prej tyre është edhe një arbitër nga Kenya, pjesë e xhaketave të zeza që do të gjykonin ndeshjet e botërorit të Rusisë. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga botërori.

Gazetari Anas është ky me fytyrën e mbuluar për shkak të frikës, pasi investigimi i kryer prej tij mund ti shkaktojë pasoja. Ai konsiderohet si gazetar që ka prodhuar të tilla skandale edhe kundër dëshirës së personazheve por në intervistë ai shprehet se askush nuk i ka detyruar zyrtarët e futbollit të pranonin shumë të mëdha parash prej tij.

Tv Klan






Të ngjashme