Skandal në Elbasan/Në anë të rrugës hidhen lëkura bagëtish
Në Elbasan vijon një tjetër skandal me ndotjen e mjedisit. Në anë të një rruge, 5 km larg qytetit te Elbasanit janë hedhur thasë me lëkurë bagëtish të therura dhe të brendshmet e kafshëve.
Janë gjurmët e mbetjeve të bagëtive të prera. Pas skandalit me thasët me pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionale Elbasan-Peqin, sërish një tjetër ngjarje.
Këtë herë janë hedhur lëkurë dhe të brendshme të kafshëve .
Në rrugën Tregan-Muçan, vetëm 5 km larg Elbasanit banorët kanë konstatuar thasë me lëkura të bagëtive të therura dhe të brendshmet e tyre.
Të kthyera edhe në ushqim për qentë e zonës, veterinarët ngrenë alarmin se mund të përhapet epidemi e rrezikshme për njerëzit .
Dy veterinerët Albert Sinani dhe Musa Rexha, thonë se ky fenomen po ndodh prej dy javësh.
Banorët janë të frikësuar nga sëmundjet. Ndaj kërkojnë marrjen e masave për eliminimin e menjëhershëm të ndotjes./abcnews.al