Skandal në ndërtimin e stadiumit të Shën Petërburgut
Qindra punëtorë koreanoveriorë të paguar pak dhe pa të drejta janë angazhuar në ndërtimin e stadiumit të Shën Petërburgut, një nga arenat që do të presë ndeshjet e Botërorit 2018.
Revista norvegjeze “Josimar” publikoi hetimin e saj që gjatë një reportazhi mori dëshmi të disa personave në kantier. Në shkrimin e revistës përmendet fakti që këta punëtorë jetonin në kushte të vështira duke e quajtur një skllavëri, ku ka pasur edhe viktima.
Orare të zgjatura pune, ndërsa flinin në kontenierë pa ngrohje. Ata mbahen të veçuar madje në reportazh një nga të intervistuarit thotë se koreanoveriorët vetëm punojnë. Një Paratë e fituara edhe pse të pakta, një pjesë e mirë e tyre i kalojnë shtetit koreanoverior.
Një situatë që të kujton problemet në kantieret e Katarit ku do të zhvillohet Kupa e Botës në 2022, ku pati reagim nga media dhe organizatat humanitare.
Tv Klan