Skandal në shkolla, mësuesi kryen marrëdhënie me nxënësen


Skandal në shkolla, mësuesi kryen marrëdhënie me nxënësen

20:10 18/05/2018

Tjetër skandal në shkollat amerikane. Në një gjimnaz në Teksas në Shtetet e Bashkuara, një mësues 26-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen 18-vjeçare.

Mediat amerikane shkruajnë se mësuesi Justin Washington u arrestua nga policia nën akuzën e marrëdhënies seksuale me nxënës, si dhe për posedim droge. Raportohet se çifti ka kryer marrëdhënie të paktën 4 herë në një motel dhe në shtëpinë e mësuesit 26-vjeçar.

Lidhja e tyre u zbulua kur nxënësja i tregoi historinë një mësuesi tjetër për arsye ende të paditura. 18-vjeçarja ka pohuar gjithashtu se kishte përdorur drogë, që i kishte dhënë mësuesi. Përveç akuzave penale, sapo u zbulua ky skandal, shkolla pezulloi nga detyra mësuesin Justin Washington.

/tvklan.al






Të ngjashme