Skandalet e bosëve të futbollit
Bota e politikës evropiane ka marrë në pyetje për herë të parë zyrtarë të futbollit të UEFA-s dhe FIFA-s lidhur me masat ligjore që po merren për t’i dhënë fund skandalit të
Panama Papers,
ku njerëzit e futbollit dolën të përlyer në evazion fiskal, pastrim parash dhe përfshirje në baste.
Komiteti i quajtur PANA, propozoi sanksione të rënda mbi futbollistët profesioniste dhe menaxheret e tyre që shkojnë deri në konfiskim të pasurive dhe gjoba që nisin nga 1 milion franga zviceriane. Në 12 mijë raste, dosjet e njerëzve të futbollit po hetohen krahas 140 politikanëve dhe zyrtarëve botërorë për pasuritë e tyre të fshehura. Emrat më të përfolur në fshehje pasurie janë rivalet në futboll, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Lionel Messi së bashku me babain e tij Jorge është shpallur fajtor për evazion fiskal pasi nuk i pagoi Spanjës taksa prej 4.1 milionë euro në periudhën 2007-2009. Ylli i Barcelonës u dënua me burgim 21 muaj, por në vend të dënimit pranoi të paguajë 252 mijë euro.
Po ashtu, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personalë. Ronaldo rrezikon deri në 6 vite burgim. Krahas futbollistëve, në listat e fshehësve të pasurive rezultojnë edhe ish krerët e FIFA-s dhe UEFA-s Mishel Platini, Josef Blater dhe madje kreu aktual i FIFA-s, presidentit Xhani Infantino.
Në miliona faqe dokumentesh të
Panama Papers
është zbuluar edhe emri i Adriano Gallianit, Administratorit të Deleguar të Milanit dhe ish shefi Renault në Flavio Briatore, Clarence Seedorf. Nuk mungojnë në listën e dokumenteve që dëshmojnë fshehjen e fitimeve apo të përfshirë trukime ndeshjesh edhe emra klubesh të rëndësishëm si Interi, Milan Manchester City, Paris Saint-Germain, por dhe Boca Juniors në Argjentinë.
KLAN PLUS