Skandali i doganave, kontrabanda e kafesë – (19 Mars 1999)


Skandali i doganave, kontrabanda e kafesë – (19 Mars 1999)

16:39 19/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas hekurave të burgut 313 ndodhen 13 të arrestuarit e implikuar në kontrabandën e 270 ton kafeje pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Faktit Tiranë, me vlerësimin burg pa afat per 12 prej tyre. Gruaja e njërit prej presidenteve të firmës “Murati Do Brazil” është lejuar të takojë bashkëshortin.  

Gruaja e Presidentit te firmes Murati Do Brazil:- “Edhe burri im është i pafajshëm edhe dje që e kanë marrë në pyetje në hetuesi atje në gjykatë që nga ora 9 e deri ne 9 e gjysmë, burri im ishte i fundit që e dha atë intervistën e vetë. E ka komplet të bardhë, nuk ka asnjë firmë, asnjë gjë dhe mbahet kot në burg. Shkoi për të ndihmuar vëllain dhe u dha urdhëri në zyrën e Policisë që dërgoi fletën e arrestit edhe për vëllain e vet meqë janë bashkëpronarë. Pas këtyre fshihen, qeveria fshihet pas gjithë këtyre që të shpëtojnë kokat e tyre.  

Të njëjtin mendim ka dhe avokati Baftjar Rusi, avokati mbrojtës i dy doganierve Fadil Lazri dhe Rami Toçi.

Avokati Baftjar Rusi:- “Përdoret një fjalë e urtë të paktën në gjuhën e shqipes që lepuri i madh fshihet në ferrën e vogël. Ne gjykojmë që organizimi i këtij veprimi vjen të paktën nga niveli i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave e lart. Siç duket pika mbi i shumë shpejt duhet t’i vihet dhe një personi që ndodhet në hierarkine e shtetit. Sipas meje mund të them që në gjithë proceset penale që kam njohur ka qenë një ndër dosjet më të kompletuara lidhur me faktet dhe provat për të lehtësuar masat e arrestit.

Duke deklaruar pafajësinë e klientëve të tij avokati Rusi pohon.

Avokati Baftjar Rusi:- “Sipas meje mund të them se të gjithë proceset penale që kam njohur ka qenë një ndër dosjet më të kompletuara për të vlerësuar masat e arrestit”.

Ndërkohë shigjeta kërcënimi kanë mbrritur për prokurorët e çështjes në fjalë. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se dje në mbrëmje pas marrjes së vendimit kanë kërkuar mbrojtje nga policia për familjarët e tyre. Banesat e prokurorëve ndodhen tashmë nën juridiksionin e forcave të policisë./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili  






Të ngjashme