Skandali i Facebook preku 87 milionë përdorues
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me skandalin që është përfshirë rrjeti më i madh social në botë, Facebook. Pas zbulimit se Facebook kishte shitur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve tek një kompani konsulente, Cambrigde Analytica , tashmë ky numër është shumë më i lartë.
Keqpërdorimi dhe vjedhja e të dhënave të përdorueve nga Facebook, mendohet të ketë prekur 87 milionë përdorues, ku rreth një milion prej tyre janë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.
Detajet e reja u zbuluan në një blog të kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer. Facebook tani po përballet me presion të madh./tvklan.al