Skandali i gjyqtarit, prokurorët zbarkojnë në Tv Klan


Skandali i gjyqtarit, prokurorët zbarkojnë në Tv Klan

22:35 27/10/2016

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në Televizionin Klan për të marrë regjistrimet audio, në lidhje me skandalin për gjyqtarin e Gjirokastrës, Guximtar Boci.

Në emisionin e sotëm “Stop”, në Tv Klan u transmetua skandali ku kreu i Gjykatës në Gjirokastër i kërkonte favore seksuale një qytetareje e cila kishte një çështje.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale./tvklan.al






Të ngjashme