Skandali i gomoneve – (15 Shkurt 1999)


Skandali i gomoneve – (15 Shkurt 1999)

20:32 15/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një lajm i dhënë sot nga media elektronike italiane ka konfirmuar se në Durrës është një fabrikë italiane e cila prodhon gomone maje me parametra të lartë. 15 m të gjata, 4 motorra të cilat punojnë me benzinë dhe me mijra kuaj fuqi.

Gomonet e prodhuara nga kjo fabrikë nuk janë përdorur vetëm për klandesinë të nisura nga brigjet shqiptare por dhe për kontrabandën e cigareve mes Italisë dhe Malit të Zi. Kjo fabrikë është zbuluar nga anti-mafia e Barit.

Gomonet e prodhuara nga kjo fabrikë janë shitur tek skafistët shqiptar për shifrën 1 miliard. Sipas medias italiane fabrika ka funksionuar në shqipëri për arsye të territorit të përshtatshëm./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme