Skandali i korrupsionit, Manjani: Nxis një hetim të thellë dhe të plotë


Skandali i korrupsionit, Manjani: Nxis një hetim të thellë dhe të plotë

22:11 28/09/2016

I pari që ka reaguar për video-skandalin, e transmetuar në emisionin investigativ “Stop” ka qenë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Nga Brukseli ministri ka dënuar gjithë ngjarjen.

Nxis një hetim të thellë dhe të plotë të prokurorisë mbi këtë çështje. Veprimi energjik i ligjit është domosdoshmëri. Prokuroria është hallke e rëndësishme e rikthimit të besimit të publikut tek ligji. Përgëzime medias

”, ka thënë Manjani.

Në emisionin “Stop” u tregua një rast se si prokurori merrte 18 mijë euro, nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, për një çështje.






Të ngjashme