Skandali i përgjimeve (21 Prill 1999)


Skandali i përgjimeve (21 Prill 1999)

12:50 21/04/1999

Socialistët bëjnë hapa prapa përsa u përket çeshtjes së përgjjimit të telefonave të deputetëve. Në vend të kërkesës për largimin e Neritan Cekës nga Kreu i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi propozon krijimin e një nënkomisioni i cili do të mbikqyrë SHIK-un.

Gramoz Ruçi: Nuk bëhet llafi për penalizim. Ceka nuk bën dot përgjime. Ceka vetë apo Ruçi vetë nuk bën dot përgjime dhe as vetë Komisioni i Rendit e SHIK-ut nuk bën dot përgjim. Që grupi parlamentar dhe Parlamenti Shqiptar të zbatojë ligjin që ka miratuar vetë duke ngritur nënkomisionin që të mbulojë SHIK-un.

Ndërkohë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un, Neritan Ceka thekson se disa individë nuk përfaqësojnë Grupin Parlamentar Socialist.

Neritan Ceka: Mendoj që grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk është ndonjë turmë që mund t’a urdhërojë kushdo, është një grup që ka dy vjet që po përballon një punë kolosale, ka treguar lojalitet ndaj koalicionit, ka treguar kompaktësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie. Nuk është një mekanizëm i thjeshtë votimi siç ishte grupi i Partisë Demokratike./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme