Skandali i përgjimit të telefonit të Berishës (12 Shkurt 1999)


Skandali i përgjimit të telefonit të Berishës (12 Shkurt 1999)

15:57 12/02/1999

Skandali i përgjimit të telefonave të liderit të Opozitës Berisha, ka mbërritur në zyrën e Ministrit të Drejtësisë Thimio Kondi. Vetë Kryeministri Majko i ka ngarkuar atij të sqarojë çeshtjen më të përfolur të ditëve të fundit.

Nga informacionet paraprake që unë kam rezulton se ky lloj veprimi hetimor është i ligjshëm i bazuar në dispozitat kushtetuese dhe në ligj në Kodin e Procedurës Penale. Ka një kërkesë të Prokurorit drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Gjykata e Tiranës ka proceduar sipas ligjit për këtë masë që merret të hetimit. Këtu nuk thuhet problemi i përgjimit të figurave politike ose të opozitës, këtu ka një çeshtje penale të hapur dhe mbi këtë bazë Prokurori sipas Procedurës Penale ka bërë një kërkesë Gjykatës. Tani nëse këto veprime ligjore janë kryer plotësisht në pajtim me ligjin apo kanë shkelje ky është një problem që do të verifikohet dhe do të konkludohet. Gjithsesi ne si ekzekutiv nuk mund të imponojmë në punën e Gjykatave dhe të Prokurorisë të cilat sipas dispozitave Kushtetutese dhe ligjit janë të pavarura. Megjithatë nëqoftëse vërejmë shkelje patjetër kemi të drejtë të kërkojmë por në rrugë ligjore të riparohen shkeljet dhe të merret përgjegjësia sipas ligjit për këdo që bën shkeljet.”

Gjithashtu përpara përgjegjësisë ligjore do të vihen dhe ata që publikuan kërkesën sekrete të Prokurorisë për të përgjuar Berishën./tvklan.al






Të ngjashme