Skandali i seksit, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Shukri Xhelilin: Zgjedhje në Dibër


Skandali i seksit, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Shukri Xhelilin: Zgjedhje në Dibër

15:29 01/08/2016

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Shukri Xhelilin, në lidhje me kërkesën për të bërë të pavlefshëm vendimin e Qeverisë për ta shkarkuar nga detyra.

Ish kryebashkiaku kërkonte rikthimin në detyrë.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” vendosi rrëzimin e kërkesës

”, theksohet në një njoftim për mediat nga Gjykata Kushtetuese.

Shukri Xhelili u arrestua pas publikimit të videos ku ai i kërkonte favore seksuale, një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

/tvklan.al

 

vendimi





Të ngjashme