Skandali me fëmijët në Shkodër, reagon Ministri Klosi
Lidhur me skandalin në qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, ku me udhër të Prokurorisë janë arrestuar pesë punonjës, përfshirë edhe ish – drejtoreshën e qendrës, për abuzime me fëmijët, ka reaguar në profilin e tij në Facebook dhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi,
“
Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti t’i kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve
”, shkruan ai./tvklan.al