Skandali me kompaninë ARMO


Skandali me kompaninë ARMO

20:26 24/01/2018

Kompania e përpunimit të naftës ARMO mund të rezultojë një prej gropave më të mëdha ekonomike në historinë e Shqipërisë. Një skandal financiar që është luajtur para syve të teë gjitha institucioneve shtetërore dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhet ndaj tatimeve, doganave apo OSHEE-së, së bashku me borxhet ndaj bankave dhe furnitorëve, arrijnë në 600 milionë dollarë, një shifër kjo e përafërt me paratë që humbën shqiptarët në skemat piramidale.

Të dhënat e tatimeve të pranuara publikisht, tregojnë se kompania IRTC Oil gjatë kohës që morri në menaxhim rafinerinë, nga Shtatori 2016 deri në 18 Dhjetor 2018, nuk ka paguar pranë autoriteteve fiskale 60 milionë dollarë, duke çuar detyrimin e ARMO-s ndaj shtetit në një shifër marramendëse, 230 milionë Dollarë.

Vetëm në OSHEE, siç u zbulua mbrëmë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, ARMO ka 1.7 milionë dollarë borxhe, pasi nuk paguan faturat e energjisë elektrike.

Në kohën që qeveria prej disa vitesh është duke vijuar aksionin dhe reformën në sektorin e energjisë elektrike, ku shumë biznese dhe qytetarë të cilët nuk paguajnë energjinë u pritet, përballë gjithë kësaj situate vendoset një tjetër tablo: ajo e një rafinerie të zhytur në borxhe, e cila nuk paguan taksat pranë autoriteteve fiskale dhe refuzon të paguajë edhe energjinë.

Madje këtë e thotë edhe vetë raporti i hartuar në Shkurt 2016 nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në atë kohë. Dokumenti i zbuluar nga Tv Klan tregon se rafinerisë i është ndërprerë energjia vetëm njëherë nga 26 Maji deri në 25 Gusht të 2015, por pa derdhur asnjë qindarkë energjia i është kthyer.

Faktin që rafineria është debitore dhe nuk paguan energjinë e pranoi edhe vetë biznesmeni Besnik Sulaj, një ditë më parë në një lidhje telefonike për emisionin Opinion.

Biznesmeni amerikan Irtcoli është larguar nga Shqiperia, por 1,7 milion $ e energjisë do të mbeten të papaguara dhe nje faturë me tepër per xhepat e shqiptarëve.

Madje biznesmeni Sulaj pranoi gjatë fjalës ë tij se në kohën e menaxhimit nga kompania IRTC oil, rafineria nuk ka paguar as taksat. Sipas tij në vlerën 25 milionë euro edhe pse të dhënat zyrtare flasin për afro 60 milionë dollarë.

Vetë drejtorja e tatimeve pranoi se janë marrë masa deri në kallzime penale ndaj bizneseve që fshehin të ardhurat, duke thënë se për 54 raste janë nën hetim 72 persona, por asnjë kallzim nuk është bërë për rastin e ARMO-s.

Tv Klan






Të ngjashme