Skandali me Luis Suarez, nën hetim nga autoritetet italiane
Akuza të forta janë ngritur ndaj Luis Suarez, pasi dyshohet se futbollisti kopjoi në provimin për nënshtetësinë italiane.
Javën e klauar ai mbërriti në Perugia dhe kaloi testin e nënshtetësisë në mënyrë që të përshpejtonte procedurat për të luajtur me ekipin e Juventus.
Pavarësisht se kontrata u anulua, lojtari duket se po përballet me akuza të rënda dhe ndaj ti është hapur një hetim.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, pyetjet i janë dërguar më përpara, dhe Suarez kaloi me nivel B1 në gjuhën italiane, pavarësisht se ai ka probleme me gramatikën e gjuhës italiane.
Policia pritet të marrë dokumentin provë nga Universiteti i Perugia ku u krye dhe testimi. Suarez do të ndiqet penalisht nga kryeprokurori i Perugias.
Si të mos mjaftonte kjo, Suarez iu anulua kontrata pasi klubi pranoi transferimin e Alvaro Morata. /tvklan.al