Skandali me nxënësin “fiktiv” nga Durrësi emigrant në Gjermani, rezulton i regjistruar në Gramsh
Shkolla “Xhile Lici” në Skënderbegas të Gramshit është shndërruar në çerdhe, që prodhon skandale. “STOP” ka mësuar, se Kristi Muha, është një i ri nga Durrësi i regjistruar në këtë shkollë, por që nuk ka shkuar atje as edhe një ditë të vetme. Në një përballje të drejtorit të shkollës Shyqo Pole me drejtorin e Zyrës Arsimore Xhevit Dyrmishi, ky i fundit thotë, se do të ishte skandal regjistrimi i nxënësit fiktiv, që tashmë është emigrant në Gjermani.
Drejtori i ZA-së Gramsh (Xhevit Dyrmishi) – Sa ....sa mësues të Skënderbegasit i kanë dhënë mësim Kristit nga 16 prilli i 2015-ës dhe deri kur është mbyllur shkolla në qershor? Sa mësues? Sa nga këta? Drejtori i shkollës (Shyqo Pole) – Atëherë? 13-14 shtator i 2015-ës. Drejtori i ZA – Çfarë shtatori, o bab?! Po ka ardhur në prill, o në prill 2015, po të them unë. Në prillin e 2015, ka ardhur nga Durrësi. Në 16 prill, sa mësues i kanë dhënë mësim Kristit? Këta nga shkolla, që ke? Drejtori i ZA – Të shikoj ngarkesën. Duhet ta kem vendimin e orarit. Drejtori i ZA – Nëse nuk e njef ndonjë nga këta. Ose po marrim një përqindje, kështu të paktën 1 mos e njohi, të paktën 1. Kjo tregon, që aty ka ndonjë gjë që nuk shkon. Të thotë ai i matematikës, që unë s’e kam parë me sy, ose ai i biologjisë, që s’e kam parë me sy, të paktën 1. Në disa biseda telefonike një mësues dhe dy nxënës të shkollës dhe klasës së Kristit tregojnë, se nuk e njohin as si fytyrë atë, pasi nuk e kanë parë kurrë. Ish-mësuesja – Kristi Muha a ndodhet i regjistruar në regjistër? Mësuesi i Frëngjishtes (Nuredin Zeneli) – Po, Po! Deri dje, pardje, i janë vënë mungesa. Ish-mësuesja – Emrin e ke parë? Mësuesi i Frëngjishtes – Normale,normale! Ish-mësuesja – Është në klasë të 9-të aktualisht? Mësuesi i Frëngjishtes – Është në klasë të 9-të aktualisht, i regjistruar a më kupton? Ish-mësuesja – Vazhdon të jetë i regjistruar dhe ju i keni vënë mungesa? Mësuesi i Frëngjishtes – Po, po, po! Ish-mësuesja – Po ka ardhur ndonjë ditë ai, sa për sy e faqe, kështu apo jo? Mësuesi i Frëngjishtes – Jo, jo! Fare, fare! Ish-mësuesja – Alo! Melda jeni? Nxënëse në klasë me Kristi Muhan – Po! Ish-mësuesja – Melda më mban mend? Jam mësuese Alketa, që jepja lëndën Biologji – Kimi. Nxënësja – Po, po! Ish-mësuesja – Atëherë Melda, dua të pyes unë. Në klasë me Kristi Muhën, ke qenë ti? Nxënësja – Po! Ish-mësuesja – Ka ardhur Kristi ndonjë ditë në klasën tuaj? Nxënësja – Jo, jo! Asnjëherë, as në provim shteti. Ish-mësuesja – Sa nxënës jeni në klasë, ju bashkë me Kristin? Nxënësja – Ne tre veta jemi: unë, Kristina dhe Fatmiri. Ish-mësuesja – Çfarë tiparesh ka Kristi? Nxënësja – S’e di o zysh, se s’ka ardhur asnjëherë në shkollën tonë ai. Ish-mësuesja – Alo! Kush jeni ju? Nxënës në klasë me Kristi Muhan – Fatmiri. Ish-mësuesja – U Fatmir! Më mbani mend? Jam mësuese Alketa? Nxënësi – Po! Ish-mësuesja – Tani unë dua të pyes pak! Kristi Muha është në klasë me ju? A ka ardhur ndonjëherë aty te klasa juaj? Nxënësi – Jo, te klasa jonë asnjëherë. Ish-mësuesja – Asnjëherë! Nuk e di çfarë tiparesh ka Kristi? Nxënësi – Jo, jo! / tvklan.al