Skandali me photoshop /”Vanity Fair” nxjerr aktoren me 3 këmbë, gazetaren me 3 duar
Revista “Vanity Fair” pas përdorimit të photoshopit i ka bërë yjet e Hollivudit me 3 duar dhe këmbe. Ky gabim i revistës prestigjioze është shndërruar në një skandal.
Ndërsa legjenda e medias Oprah Winfrey ka tre duar dhe aktorja Reese Witherspoon ka 3 këmbë. asnjëra prej tyre nuk e ka marrë seriozisht këtë gabim në photoshop. Oprah Winfrey dhe Reese Witherspoon u kanë kërkuara ndjekësve të ttyre t’i pranojnë ashrtu sic janë e madje me humor kanë shkruar në twitter që fansat e tyre duhet ti falin që për shumë vite kishin fshehur një gjymtyrë. Por duket qartë që është thjesht një gabim dhe redaktorët e Vanity Fair nuk e kanë parë me vëmendje kopertinën para se të publikohej. Në një reagim revista pranon gabimin me dorën e Oprah duke theksuar se do ta rregullojë në versionin online, ndërsa për aktoren thotë se duket sikur ka tre këmbë thjesht nga prerja e fustanit. Oprah, Roberto De Niro, Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon dhe disa personazhe të njohur të artit të medias ishin mbledhur për të pozuar për 24 vjetorin e revistës. Burimi: Klan Plus