Skandali me Skënderbeun në Maqedoni
Ekipi të Skënderbeut iu rezervua një trajtim i pazakontë nga autoritetet maqedonase, pasi u detyrua t’i drejtohej menjëherë kufirit. Skuadra korçare kthehej nga Zagrebi në Shkup të premten pas ndeshjes me Dinamon. Autobusi i ekipit u shoqërua me patrullë policie nga aeroporti i kryeqytetit maqedoas deri në kuqi gjatë të gjithë kohës, pa patur të drejtën të ndalonin. Një shoqërim që nuk ishte kërkuar nga klubi shqiptar.
Ilirjan Përmeti (Drejtor i KF Skënderbeu)Ishte një sjellje pa shkak dhe kur i pyetëm nuk na dhanë arsye, duke na thënë vetëm se kishin urdhër. Megjithatë ne ruajtëm qetësinë, pasi duhet të mendojmë për takimin e kthimit. Ishte një trajtim që nuk e meriton një ekip futbolli.
Te Skënderbeu duan të përqendrohen te përballja e së enjtes që vlen grupet e Europa League. Trajneri Ilir Daja nuk kërkon që të mendohet se kualifikimi është i sigurt pas barazimit 1 – 1 në fushë kundërshtare, pasi janë edhe 90 minuta të tjera. Ilir Daja (Trajner i KF Skënderbeu)Luajtëm si të barabartë në Zagreb, por takimi nis nga 0 – 0 në Elbasan. Shpresojmë që të kualifikohemi.
Ekipi do të përgatitet në Korçë gjatë këtyre ditëve, ndërsa ndeshja me Dinamo Zagreb do të luhet të enjten në orën 20:00 në "Elbasan Arena". Tv Klan