Skandali me Spitalin e Lushnjes (06 Janar 2012)
Prokuroria e Lushnjes ka tashmë në dorë një provë të pakundërshtueshme e cila bën përgjegjës drejtuesit e spitalit të Lushnjës, për vdekjen e 67-vjeçarit, Enver Saraçi, të cilit nuk iu dha në kohë ndihma e duhur mjekësore.
Shefi i Komisariatit të Policisë së Lushnjes ka pohuar për Televizionin Klan se policia i kërkoi disa herë urgjencës spitalore dërgimin e një autoambulancë, dhe se pas vonesës prej 45 minutash ka kërkuar shoqërimin me forcë të e mjekëve kirurgë në vendin e ngjarjes./tvklan.al