Skandali/ Mësuesja e fizikës dhe drejtoresha bëjnë kurse private në shtëpi
Nxënësit e shkollës së mesme “Thaskal Todri” në Elbasan denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan, se mësuesja e fizikës Rajmonda Stringa ju ul vlerësimin, me qëllim që t’i marrë nxënësit në kurse private në shtëpinë e saj me 5 mijë lekë të vjetra ora. Në fakt kamera e “Stop” filmoi tre grupe nxënësish, që hynin si “ilegalët” në shtëpinë e mësuese Rajmondës dhe më pas sjellim një orë mësimi në kushte shtëpie...!!!
Nxënësja ka folur me kurriz, pasi do të penalizohet nëse do e marrin vesh kush është dhe në disa lëndë të tjera nuk ka shkuar në kurse dhe i kanë marrë “shpirtin” në shkollë, i kanë ulur notën dhe është detyruar të paguajë 5 mijë lek për të marrë notën. Gazetari: Pse i jeni drejtuar emisionit “Stop” dhe çfarë doni të denonconi? Nxënësja:Jam një nxënëse e shkollës "Thaskal Todri" dhe dua të ankohem për kurset private që bëjnë drejtprëesha e shkollë dhe zysha e fizikës.
Gazetari: Si zhvillohen këto kurse? Ju ushtrohet një presion që ju të shkoni dhe të bëni kurse prirave dhe ku i bëjnë drejtoresha dhe zysha e fizikës këto kurse, në ambientet e shkollës apo në ambiente private? Nxënësja:Presioni nuk ushtrohet drejtpërdrejt, por indirekt dhe kurset private behën nëpër shtëpitë e tyre.
Gazetari: Si ju detyrojnë që të shkoni në kurs? Nxënësja:Na ulin notën nëpër provime dhe na thonë keni kursin nëse donin notën.
Gazetari: Sa paguani për këtë kurs dhe sa herë në javë e bëni? Nxënësja: Ne paguajmë 5 mijë lek të vjetra dhe e bëjmë një herë në javë, por edhe kjo varet në varësi të provimeve që bëjmë. Gazetari: Sa kohë ka që ju shkoni tek ky kurs, ose që jeni në dijeni që zhvillohen kurse të jashtëligjshme? Nxënësja:Kurset kanë ekzistuar përpara se të nisja unë gjimnazin, por edhe tani që kam një vit e gjysmë që kam nisur, kam shkuar në kurs.
Gazetari i emisionit “ Stop” ka ndenjur nga mëngjesi në darkë tek shtëpia e mësues dhe ka parë sesi hynë një nga një nxënësit për të bërë kurs. Kamera e fshehtë brenda orës së kursit: Nxënësja 1– Ku e di unë e shkreta, që jemi mbrapa, zysha! Nxënësja 2 – Po zëre, se dhe unë ashtu si ty jam. Nënësja 3 – O zysh, kur merren notat? Zysha – Qysh, kur merren notat? Nxënësja2 – Të gjitha notat? Zysha – Po, ka kohë. Nxënësja – Që të mos iki në shtëpi d.m.th? Nxënësja 2- A e kupton, o zysh. që unë fizikë 8 , gjeografi 5?!Në bazë të dispozitave normative mësuesit, punonjësit arsimorë e kanë të ndaluar të zhvillojnë kurse private me nxënësit që mësojnë në shkollat e tyre. Gjithashtu në bazë të udhëzimit 38 që lidhet me emërimin dhe largimin, pezullimi e mësuesve nga një institucion arsimor, drejtori i institucionit arsimor mund të pezullojë, të shkarkojë nga puna një mësues nëse ai zhvillon kurse private me pagesë me nxënësit e shkolis së tij, dhe nëse ai zhvillon kurse private me pagesë më nxënës jo të shkollës së tij, por që nuk është i licenensuar.
Edhe drejtori, apo nëndrejtori i shkollës është punonjës dhe për ta fillojnë procedurat dhe për ta fillon procedura për shkarkimin nga puna. Është një fenomen i ndaluar në institucionet arsimore parauniversitare. Mësuesit nuk duhet të zhvillojnë kurse private me nxënësit e shkollës së tyre.
Ky fenomen ndodhe edhe në shkolla të tjera të vendit./tvklan.al