Skandali në Qendrën e Zhvillimit Social, “arrest shtëpie” për drejtoreshën dhe infermieren
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtoreshën e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, Juliana Çepi dhe infermieren e këtij institucioni Aida Ymeri.
Ato akuzohen për shpërdorim detyre, pas skandalin të zbuluar nga emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan. Në pamjet e transmetuara shihet keqtrajtimi, që u bëhej të personave me aftësi të kufizuara. Ata mbaheshin të lidhur me zinxhirë dhe të braktisur, pa ushqim, përkujdesje sociale e mjekësore.
Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Shkodrës është faktuar se ndaj pacientëve ushtrohej dhunë sistematike nga personeli i qendrës. Hetimi zbuloi dhe një skandal tjetër ku tre femra paciente kishin mbetur shtatzëna dhe kishin abortuar në mënyrë të paligjshme.
Prokuroria thotë se po vazhdon hetimet pas dyshimeve që në këtë skandal të jenë të përfshirë dhe të tjerë personave.
Tv Klan