Skandali në Rusi, Bexhet Pacolli – (27 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Thellohet skandali rreth biznesmenit Kosovar Bexhet Pacolli. Ai ka pranuar për herë të parë se firma e tij Mavetx, ka paguar shpenzimet për disa delegacione ruse në Lugano të Zvicrës. Për këtë ai kishte krijuar një llogari të veçantë të quajtur Din. Megjithatë nuk është vetëm emri i tij që është artikuluar së fundmi nga mediat më të mëdha të gjithë botës.
Skandale më kompaninë ajrore shtetërore ruse u bë shkak për heqjen nga posti i kryeministrit të pragmatikut Jevgenit Primakov, ndaj dhe filloj fushata anti prokuror i përgjithshëm me skandalin e sajuar seksual kur ky i fundit ndërkaq kishte rënë në gjurmët e llogarive bankare të familjes Jelsin në Zvicër.
Takimi i tij me homologen Karla del Ponte, në fundin e Marsit të këtij viti ishte më tepër një konfirmim informacioni mbi dyshimet që ndërkaq kishin lindur. Lufta politike në Rusi arriti deri në atë pikë sa këshilli i federatës, senati rus e hodhi posht tre herë kërkesën e presidentit për lirimin nga detyra e prokurorit të përgjithshëm të Juri Skuratov.
Ajo që është e sigurt në tërë këtë histori është fakti që biznesmeni Kosovar Pacolli u ka dhënë shumë ryshfete zyrtarëve të lartë rus madje dhe një dhuratë personale presidentit Jelsin, një Jaht 38 metra të gjatë. Ajo që mbetet të zbardhet është nëse drejtësia do ti shkoj deri në fund këtij skandali./tvklan.al