Skandali/ Nga kazanët e plehrave, kavanozët kalojnë në fabrikat e salcave dhe në markete
Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” është bërë shitja e kavanozëve nga kazanët e plehrave, direkt në fabrikat e salcave dhe produkteve të tjera ushqimore.
Emisioni “Stop” ka provuar me zë dhe figurë, sesi kavanozët, që mblidhen në kazanët e lagjeve të Tiranës e Durrësit, shiten nëpër fabrika produkteshushqimore dhe si të mos mjaftonte kjo, të palara e të patrajtuara. Qytetari - Çfarë bëre? Pronari -Si je? Si kalon?
Qytetari - Ne kemi një punishte në Fier... Pronari -Po...
Qytetari - Me kështu... me sukot... Pronari -Me çfarë?
Qytetari - Sukot, me biterat edhe pak me salcat. Si jeni me vazot... kavanozat? Çfarë grumbulloni? Pronari -Grumbulloj të gjitha llojet... edhe shesim përditë.
Qytetari - Përditë? Me sa lekë shitet copa? Pronari -Sipas llojit.
Qytetari - Për shembull e sukos? Pronari -40 lekë (të vjetra).
Qytetari - I marr të lara? Si i marr? Pronari -Jo!
Qytetari - Nuk i marr të lara ë? Pronari -Jo!
Qytetari - Se mua më thanë çunat që i lajnë prandaj. Pronari -Jo, jo...
Qytetari - Unë për atë isha më shumë, më leverdis me i marrë të lara apo jo. Pronari -Jo, jo! Janë të tjera ato.
Qytetari - Janë të tjera ë...?! Pronari -Ato i lajmë vetë ne...
Qytetari - Nuk i fus dot direkte për prodhim? Pronari -Jo!
Qytetari- Këtë s’kam, punën e larjes e kam keq. T’i shohim? Po të salcës? Pronari -Të salcës janë të lara.
Qytetari - Aty i merrni (landfill)? Pronari -Jo
! Qytetari - Aty i nxjerrni? Pronari -Absolutisht jo! Janë të kazanëve...
Qytetari - Të kazanëve? Pronari -Në Tiranë i marrim, i marrim në Durrës.
Qytetari - Më jep nja 4 copë, 5 (thasë)... Më të mëdha nuk keni? Pronari -Jo! Aq janë!
Qytetari - Më duket se më the janë 2-3 masa, prandaj 2-3 lloj. Pronari-
Jo,jo!
Qytetari- O Nezir, këta i kemi direkt për kështu... Marrim kapakët edhe... Pronari -Janë të lara, janë gati për prodhim.
Qytetari - Sa është? Pronari -500 lekë. (të vjetra)
Qytetari - Sa copë ka ky (thesi)? Pronari -15.
Qytetari - Po marr 2 (thasë)... Me çfarë temperature i lani? Pronari -Me sodë, me sodë kaustike.
Qytetari - Me sodë kaustike? Temperatura e ujit apo...? Pronari -Uji kështu... i ngrohtë...
Qytetari - I ngrohtë? Pronari -Po!
Pronari -(numëron kapakët) 6,8...
Qytetari - Po kështu, a shet ? Pronari -Po, përditë shesim!
3 thasë more nga ato, 150 copë.
Qytetari - Sa i bie? Pronari -44 mijë lekë. ( të vjetra)
Qytetari - Mirupafshim! Gazetari i emisionit "Stop" iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku komunikoi me përgjegjësen e sektorit të inspektimit ushqimor, Elda Çukën, në lidhje me standartet që duhet të respektohen për ambalazhimin e produkteve ushqimore."
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen kontrollet zyrtare, në bazë të planit vjetor të inspektimit, të miratuar nga ministri. Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët e AKU-së, veç të tjerash, kryejnë edhe kontrollin e ambalazhit, materialit në kontakt me ushqimin. Duhet të theksojmë që është përgjegjësi e operatorit të biznesit ushqimor për të krijuar një ambalazh të sigurt për kontaktin me ushqimin që do të nxjerrë në treg. Kryesisht operatorët e biznesit ushqimor e sigurojnë këtë ambalazh nga kompani që janë të certifikuara".
Përgjegjësja e sektorit të inspektimit ushqimor shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e emisionit "Stop", duke vënë në dijeni Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili më pas do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar raste të tilla abuzive. Ajo shtoi: "Ky fenomen është i dënueshëm"!
/tvklan.al