Skandali, Prokuroria mbyll çështjen për mjekun e korruptuar!
Në datën 1 Mars emisioni “STOP” transmetoi rastin e ryshfetit prej 60 mijë lekësh të kirurgut të Sanatoriumit, Fatmir Çaushi. Mjeku në fjalë u pezullua nga puna, por sot si për paradoks, Çaushi ka rinisur punë. Çështjen ia ka mbyllur prokuroria, edhe pse u kap me zë e figurë, duke marrë para nga të afërmit e një pacienti.
Emisioni "STOP", më datë 1 Mars 2017, transmetoi kamerën e fshehtë që iu bë Fatmir Çaushit, shefit të kirurgjisë torakale në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, i cili mori nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje. I gjithë ky “shërbim” në emër të shëndetësisë falas. Qytetari – Domethënë në syrin tënd është në rregull? Doktori –Për syrin tim është mirë. Shpresojmë që realisht të zgjidhet mos të kemi probleme.
Qytetari – Tani, për ato (lekët) si e lamë dje tani? Doktori –Këtu përjashta! Merre atë recetën! Si ta kesh ti terezinë tënde, mua më dëgjove njëherë ta thashë.
Qytetari – Si? Aq sa e lamë? Doktori –Po.
S’është nevoja të bësh atë punë.
Qytetari – E kuptoj, duhet të jesh dhe ti në rregull. Doktori –Rrofsh, faleminderit! Më vjen keq!
Më pas bashkëshortja e pacientit ka takuar mjekun Çaushi për t'i dhënë pjesën tjetër të parave. Qytetarja – Më fal! Ju jeni doktor Fatmiri? Doktori –Po.
Qytetarja – Nusja e X jam. Doktori –Ëëë po. Të sollën kastile.
Qytetarja – Jo, s’ka problem. Qytetarja – Këtu ke 300 (mijë lekë të vjetra) Doktori –Të lutem! Rrofsh, faleminderit!
Qytetarja – Siç ke folur me burrin. Dhe 300 – shen e parë. Gjithë të mirat! Mirë u takofshim! Doktori –S’ke ndonjë kamera kështu, duke i filmuar?
Qytetarja – Ua?! Çfarë është kjo?! Gjithë të mirat! Faleminderit! Emisioni "STOP" nuk u ndal vetëm me transmetimin e këtyre pamjeve, por edhe e denoncoi shefin e kirurgjisë torakale në prokurori, ku si dëshmi paraqitën kamerën e fshehtë dhe deklaratën e gazetarit investigativ. Por prokuroria mbylli çështjen e Fatmir Çaushit, duke mos e dënuar as me burgim, as me gjobë e as me heqjen e Urdhërit të Mjekut dhe si rrjedhojë ai është rikthyer në punë pas pezullimit ... /tvklan.al