Skandali seksual i kryebashkiakut të Dibrës, AK protestë para zyrave të SHKP


Skandali seksual i kryebashkiakut të Dibrës, AK protestë para zyrave të SHKP

20:17 15/05/2016

Gratë e Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar para Zyrave të Punësimit për skandalin seksual, ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Ato janë shprehur se qeveria punëson vetëm vajza të bukura dhe asnjë grua mbi 40-vjeç nuk punësohet në bazë të CV-së së saj.

Sipas tyre, qeveritarët nuk kërkojnë të njihen me kriteret profesionale të vajzave dhe grave por kërkojnë favore seksuale prej tyre. Ato bënë thirrje për largimin e qeverisë që sipas tyre ka humbur çdo integritet moral.

Tv Klan






Të ngjashme