Skema mbështetëse për serat bashkëkohore


Skema mbështetëse për serat bashkëkohore

05:21 18/02/2018

Ata fermerë që kanë sera sipas standarteve bashkëkohore, që do të thotë me teknologjinë e duhur me sistem ngrohje dhe ujitje, do të përfitojnë nga skemat mbështetëse të qeverisë dëri në 150 milionë lekë për hektar. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë një takimi me fermerë në zonën e Fushë-Krujës.

“Sipas skemës së mbështetjes, zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serat me ngrohje, përfiton deri në 280.000 lekë për dynym. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha; ndërsa për zëvëndësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese, masa e përfitimit do të jetë, jo më shumë se 750 000 lekë/ha. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha”.

Sipas Peleshit, qeveria synon të mbështesë investimet në sera për të fuqizuar më tej bujqësinë dhe zhvillimin rural. Shtimi i serave në vend, sipas ministrit ka bërë të mundur rritjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore për vitin 2017 me 20% më shumë se viti 2016.

Klan Plus






Të ngjashme