
Skemat mbështetëse për kulturat arrore
Qeveria synon të nxisë më tej prodhimin e kulturave arrore në vend duke dhënë përkrahje me skema mbështetëse. Nga Qarku Gjirokastër ku vizitoi një fermë të, ministri Niko Peleshi i tha fermerëve se nëse investojnë në ferma mbi 5 hektarë përfitojnë më shumë. Qeveria thotë se inkurajon bashkimin e fermerëve pasi përmes kooperimit rritet produktiviteti dhe bujqësia bëhet më konkuruese.
“Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%”.
Aplikimet për skemat mbështetesë në bujqësi kanë nisur në datën 28 shkurt dhe do të qëndrojnë të hapura për një muaj. Më pas Ministria e Bujqësisë do të bëjë përzgjedhjen e fituesve. Fermerët këtë vit mund të aplikojnë vetëm me një kartë identiteti.
Burimi: Klan Plus