Skënder Gjinushi flet për rivendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi – (20 Janar 2001)


Skënder Gjinushi flet për rivendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi – (20 Janar 2001)

21:59 20/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ky lajm është dhënë dje nga seksioni i BBC në shqip. Ndërkohë që PO-ja e përbashkët shqiptaro-serbe, tashmë është thënë dhe qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme kanë heshtur për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve. Kryeparlamentari Gjinushi sqaron:

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Rivendosja e marrëdhënieve është një proces dhe nuk duhet të ketë keqinterpretime. Hapi i parë që bëhet është qeveria e Beogradit ka shprehur mendimin e saj për rivendosjen e marrëdhënieve, qeveria shqiptare është përgjigjur që është dakord për rivendosjen dhe ka autorizuar ministrin e Jashtëm, që në takim me homologun e vetë të bisedojnë pastaj me gjithë modalitetet, si dhe për problemet që ka Shqipëria me Serbinë, veçanërisht për problemet lidhur me Kosovën”.

Pra në ndërtesën e harruar të ambasadës jugosllave, tani pritet që të mbërrijë personeli, ambasadori, si dhe përfaqësuesit e tjerë të saj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori  






Të ngjashme