Skënder Gjinushi intervistë – (14 Mars 1999)


Skënder Gjinushi intervistë – (14 Mars 1999)

16:50 14/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Parlamentit Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi, kryetari i PSD:- “Berisha ka kohë që kërkon zgjedhje të reja, por këtu nuk është problemi pse kërkon zgjedhje të reja. Problemi është që Berisha ka tentuar të krijoje kriza artificiale në Shqipëri, madje kur e pa që krizat nuk mund të provokohen me zor dhe kur pa që s’ka mbështetje popullore sepse në dy testimet e fundit si në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe në Referendum, ai u gjend në minorancë, rezultati ishte po ai i ‘97 dhe ai bëri tentativen për të marrë pushtetin me dhunë. Pasi dështoi dhe nga kjo sigurisht qe s’ka letër tjetër. Do vazhdojë në mënyrë të dëshpëruar të flasë për zgjedhje të reja duke e ditur shumë mirë që edhe me zgjedhje ai nuk mund të arrijë në mazhorancë. Pra këtë e bën vetëm për hir të tensionimit të situatës politike në vend. Mëgjithatë ne jemi tashmë në prag tëzgjedhjeve, sepse po mbaron mandati i pushtetit lokal dhe Shqiperia duhet të përgatisë menjeherë ligjin për organizimin e pushtetit lokal konform Kushtetutës së Re, Kushtetutë e cila tashmë do jetë në pushtet me dy nivele, pra hiqen këshillat e rretheve, ku ka vetëm keshill qarku, komune dhe bashkie, dhe patjeter që pushteti lokal pas kësaj Kushtetute ka kopetenca më të qarta dhe më të gjera. Me bërjen e ligjit me përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhje në arrijmë tashmë në fund të vitit, në prag të vitit të ardhshëm, zhvillohen zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale janë gjithmonë më pak të polarizuara pra do të çojnë në një ekuilibrim të politikës shqiptare, sepse dhe partitë e tjera e kanë më lehtë të konkurojnë në komuna të ndryshme apo bashki të ndryshme dhe këto zgjedhje rrjedhimisht japin një konfiguracion të ri, doulin tensionet politike dhe përgatisin kushtet për zgjedhje parlamentare të reja mjaft të favorshme. Pra pas këtyre pastaj vjen dhe radha e zgjedhjeve të përgjithshme. Pra dëshira e Berishës do realizohet ne tashmë jemi ne prag të zhvillimit të zgjedhjeve lokale qoftë dhe të parakoheshme”./tvklan.al






Të ngjashme