Skënder Gjinushi, intervistë – (16 Gusht 1999)


Skënder Gjinushi, intervistë – (16 Gusht 1999)

23:14 16/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Partisë Social Demokrate, zotin Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Vizita e Majkos ishte një vizitë gjysmë private, megjithatë ajo është mjaft e rëndësishme sepse është një vizitë e parë e një Kryeministri Shqiptar në Kosovë dhe këtë mundësi e krijoi vetëm fitorja që u arrit nga NATO, nga Komuniteti Ndërkombëtar, nga vetë populli i Kosovës dhe në këtë kuadër patjetër që zoti Majko shfrytëzoi vizitën private për të takuar personalitetet më të larta politike të Kosovës ku në epiqendër patjeter që është Qeveria e Thaçit, pra Qeveria e Përkohëshme e Kosovës. Kështu që nuk shoh asnjë arsye që behen komentet për eklipsime të njërit apo tjetrit. Ishte një zgjedhje e mirë sepse Komuniteti ende vlereson që titullarët e lartë të Shtetit Shqiptar duhet ta evitojnë ose s’është koha për të bërë një vizite ende në Kosovë. Disa mendojnë shpejt për evekte edhe sigurie, dikush mendon edhe për efekt të mesazhit se mos kjo krijon ngarkesën e një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë të cilat nuk janë të deklaruara por është vlerësuar e tillë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme