Skënder Gjinushi, intervistë (16 Qershor 1999)


Skënder Gjinushi, intervistë (16 Qershor 1999)

13:21 16/06/1999

Intervistë me Kryeparlamentarin zotin Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Vetë deputetet ata që janë të prekur duhet të bëjnë justifikimin konform Kushtetutës për mungesat ose për mosparaqitjen dhe të kërkojnë ose hyjnë tek kategoria që ju hiqet mandati, apo u pritet rroga, apo çfarë të drejtash të tjera e privilegjesh ju privohen si rezultat i mosushtrimit të detyrës.

Gazetari: Afatet kohore janë tejkaluar tashmë si do veprohet?

Skënder Gjinushi: Jemi në limitet e tyre akoma sepse Kushtetuta ka hyrë në fuqi më 28 Nëntor, ndërsa tre javë janë bërë pushim, ka pasur pushim midis dy sesioneve dhe pushimi nuk quhet mungesë.

Gazetari: Ka arsye të plota nga ana e Partisë Demokratike që mund të justifikohen në bazë të Kushtetutës?

Skënder Gjinushi: Ja ti përsëri bie në atë kurthin e politizimit të ligjit, unë
nuk merrem me mungesat e deputetëve dhe me arsyetimin e tyre. Çdo deputet është madhor është mbi 18 vjeç dhe rrjedhimisht është në gjendje vetë ta arsyetojë për arsyet e mungesës.

Gazetari: Seleksionimi i deputetëve të cilët mund të vazhdojnë të bëjnë pjesë në kampin demokrat nga kush do të bëhet, që përmbushin kërkesën?

Skënder Gjinushi: Duhet të dish një gjë që Kuvendi vë neëpah kush ka ardhur kush s’ka ardhur, kjo po është detyrë e stafit të Kuvendit, të evidentojnë mungesat, pjesëmarrjen, sepse lidhet dhe me trajtimin financiar. Kurse më tej pastaj i takon Gjykatës, personit dhe Gjykatës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme