Skënder Gjinushi intervistë – (4 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Kryeparlamentarin dhe Kryetarin e PSD Skënder Gjinushin.
Gazetari:- Si ju duket ideja për të krijuar një forcë të tretë politike që do të mbisundonte mbi polin PD-PS?
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “PSD është një forcë e tretë politike, e katërta mund të krijohet”.
Gazetari:- Megjithatë tendenca amerikane për të bërë lëvizje brenda politikës shqiptare, pra largmin e disa politikanëve si ju duket?
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Nëqoftë se bëhen politika me lista sigurisht që s’është politikë. Shqipëria ka institucione dhe partitë kanë institucione, ku çdogjë duhet të shkoj në rrugë institucionale. Por duhet të ketë frymarrje demokratike, mos ndodh psh siç bënë zgjedhjet e ’96 apo siç bëhet në ndonjë parti që shkelen normat dhe nuk ka demokraci të brendshme”.
Gazetari:- Po vetë ju nuk do ju bindeni listës amerikane?
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Unë nuk i njoh këto lista, në qoftë se Klani ka bërë lista, i cili prej kohësh bashkëpunoka me qarqe të kulisave, atëhere sigurisht që ne nuk i bindemi listës. Gjithmonë kam vlerësuar që Berisha e ka zënë peng PD dhe politikën shqiptare, rrjedhimisht është një letër e djegur”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame