Skënder Gjinushi intervistë për kërcënimet e Berishës dhe çeshtjen e Kosovës (31 Gusht 1998)
Kryetari i Parlamentit Skënder Gjinushi intervistë për kërcënimet e Partisë Demokratike, situatën në Kosovë dhe çeshtjes së Kushtetutës. Sipas tij këto kërcënime janë ndaj demokracisë dhe se Partia Demokratike duhet t’i stopojë këto kërcënime.
“Kërcënimet ndaj Parlamentit janë kërcënime ndaj demokracisë. Institucionet demokratike nuk mund të rrëzohen me kërcënime. Parlamenti do vazhdojë punën e vet duke krijuar një mjedis tjetër nëpërmjet dialogut. Kushtetuta që pritet të miratohet është garanti për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të opozitës. Gjithashtu Kushtetuta është dhe garant edhe i sistemit të drejtësisë ku bëhet presion ndaj saj. Ka një tentativë për destabilizim nga ana e opozitës që nuk lidhet me arrestimin e 6 funksionarëve demokratë. Këto janë veprime anti Kushtetuese, anti demokratike por nuk arrijnë të destabilizojnë një vend. Përsa i përket çeshtjes së Kosovës, Parlamenti Shqiptar së bashku me qeverinë po harton një program të detajuar për situatën e të ardhurve nga Kosova. Për përballimin e situatës së refugjatëve duhet angazhimi i të gjitha institucioneve nga pushteti lokal deri te ai qëndror. Çeshtjet themelore janë krijimi i kushteve për pritjen e refugjatëve dhe problemet financiare e logjistike. Zgjidhjen e problemit të Kosovës ne e shohim në një plan ndërkombëtar.”- u shpreh ai/tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame