Skënder Gjinushi intervistë për koalicionin (1 Korrik 1999)


Skënder Gjinushi intervistë për koalicionin (1 Korrik 1999)

14:49 01/07/1999

Kryeparlamentari dhe Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka kërkuar mbledhjen e tryezës së kolicionit qeveritar për të hartuar programe të reja për vënien në jetë të fondeve që do të japë Komuniteti Ndërkombëtar për Shqipërinë.

Skënder Gjinushi: Mosrespektimi në një marrëveshje dhe me një vendim politik i Partisë Socialiste për të mbajtur disa poste të caktuara, të gjitha në favor të PS atëherë sigurisht po të vazhdohet me llogjikën që për partitë e koalicionit nuk paska vend në pika të caktuara, kuptohet që këto duhen riparë. Ne me këto nuk meremi sepse ky është një debat i brendshëm, dhe sapo theksova që urojmë dhe dëshirojmë dhe sugjerojmë që këto debate të bëhen në institucionet e PS me terma krejt tjetër, me terma konkurencë dhe jo me konkurencë ofezash dhe në asnjë mënyrë në publik, sepse ajo dëmton Partinë Socialiste, dëmton vetë koalicionin./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme