Skënder Gjinushi intervistë për Kosovën (20 Gusht 1998)


Skënder Gjinushi intervistë për Kosovën (20 Gusht 1998)

15:14 20/08/1998

I pyetur rreth domethënies së predhave në territorin shqiptar ditëve të fundit, Gjinushi mendon se domethënia është e qartë, dhe se politika serbe nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Është ajo që kemi vlerësuar vazhdimisht, nëse Millosheviçi merr vesh vetëm me forcë,kështu që dhe thirrjet i bën komunitet apo organizma të ndryshme për ndaljen e dhunës apo konfliktit tingullojnë pak keq dhe një nga politikat e Millosheviçit është dhe implikimi i Shqipërisë sepse ai do të gjejë fajtorë të tjerë,ashtu siç ka tentuar vazhdimisht të thotë që UÇK-ja apo terrorizmi kosovar e ka bazën nga Shqipëria,por të gjitha këto politikat kanë dështuar. Të gjithë e kanë të qartë se kush është agresori dhe kush është viktima dhe agresor mbetet vetëm ai,ndërsa viktimë ngelet populli Kosovës, i cili kërkon liri dhe të drejtat e veta. Kërkon që të zbatohet parimi bazë i të drejtës së një populli që është ‘Vetëvendosja’ dhe këtë u detyrua ta kërkojë  dhe ta mbrojë dhe me armë sepse i tillë ishte dhe presioni i ushtruar ndaj popullit të Kosovës.”

Ndërsa për çeshtjen e Tirolit Gjinushi shprehet se kjo çeshtje nuk është përmendur asnjeherë nga qeveria shqiptare apo nga parlamenti shqiptar. Parlamenti mbështet të drejtën e popullit të Kosovës për ‘Vetëvendosje’ dhe kërkon që kjo të realizohet në atë masë dhe formë si për të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë. Pra problemi i Kosovës duhet parë si një problem ‘Vetëvendosje’ në planin ndërkombëtar, por duhet parë në planin e ish-Jugosllavisë, të një vendi që u shpërbë dhe një vend që shpërbëhet./tvklan.al






Të ngjashme