Skënder Gjinushi, konferencë (12 Gusht 1999)
Individë në Partinë Socialiste po përpiqen t’i importojnë përçarjen dhe në Partinë Social Demokrate. Kështu është shprehur sot në një konferencë për shtyp Kryetari i kësaj partie Skendër Gjinushi duke lidhur këtë dhe me grupin fraksionist që ka lindur brenda partisë.
” Kam thënë dhe them që ka që urojnë që ajo çarje apo konflikt që ekziston në PS të transmetohet po transplatohet në PSD. Dhe kjo është një ndër lojërat që luhet për vlerësimin tim personal ende sot për interesa të ngushta të disa individëve Punohet dhe prapa krahëve. Punohet nëpërmjet intrigave dhe jo alternativave dhe shiten gjërat në media.”
Gjinushi u shpreh se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim ndaj kundërshtarëve, por sipas tij ato me veprimet e tyre do të vetëpërjashtohen. Gjinushi ka kërkuar mbledhjen e tavolinës së partive të koalicionit për të zgjidhur konfliktet brenda tij. Gjinushi ka nënvizuar se është pikërisht Kryeministri Majko ai që duhet të shuajë lojërat brenda koalicionit dhe jo të nxisë ato pa dashje. Sipas tij nëqoftëse koalicioni zhytet në këto pista, natyrisht që shkon drejt ndarjes./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego