Skënder Gjinushi me Ahrens – (16 Shkurt 2000)


Skënder Gjinushi me Ahrens – (16 Shkurt 2000)

21:41 16/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në Shqipëri jo të gjitha institucionet funksionojnë normalisht përshkak se opozita i ka bojkotuar. Kështu ka deklaruar ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Gert Ahrens, pas takimit me kryeparlamentarin Gjinushi, takim gjatë të cilit ai ka parashtruar edhe shqetësimin e tij. Ahrens ka radhitur ndër to Radio Televizionin Shqiptar, KQZ, etj. Takimi i ambasadorit Ahrens me kryeparlamentarin Gjinushi është zhvilluar pikërisht një ditë pas zgjidhjes së ofruar nga kreu socialist Fatos Nano për përbërjen e KQZ-së mjaft i kontestuar nga opozita.

Ahrens ka biseduar me kryeparlamentarin Gjinushi për arritjen e kompromisit port ë bazuar në kushtetutë e legjislacionin përkatës. Ai i ka kërkuar Gjinuhit gjithashtu të punohet më shumë për të përshpejtuar procedurat për miratimin e ligjit për KQZ. Megjithatë Ahrens ka deklaruar se pavarsisht nga zgjidhjet e ofruara për kompromis e rëndësishme është moscënimi i Kushtetutës e cila ka marrë jo vetëm votat e shqiptarëve por aprovimin edhe nga istitucionett ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme