Skënderbeu bën portierin trajner
Orges Shehi është prezantuar të enjten si trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Ish-kapiteni i korçarëve do të nisë karrierën e re, pas shumë trofeve të fituar si futbollist dhe pjesëmarrjen në grupet e Europa League.
"Pozicioni i ri është një sfidë, por do të përpiqem të jap më të mirën. Objektivat arrihen kur punojmë të gjithë sëbashku",
tha Shehi.
"Shehi ishte lojtari më me përvojë te Skënderbeu, ndaj edhe i besuam rolin e trajnerit. Kemi besim që ai do të bëjë mirë në këtë detyrë. Do jemi sërish në luftë për titullin, por lufta jonë më e madhe është ajo me UEFA-n",
u shpreh Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën, i cili u largua nga korçarët pas 1 viti e gjysmë. Te Skënderbeu nuk janë më edhe disa lojtarë, mes tyre Sabjen Lilaj dhe James, të cilët vendosën të mos vijojnë më pas dënimit të UEFA që e përjashton ekipin për 10 vite nga kupat e Europës. Tv Klan