Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin e Champions


Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin e Champions

19:00 16/06/2016

Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve, që do të hidhet më 20 Qershor në Nion. Klubi korçar, me anë të një njoftimi sqaron se, UEFA ra dakord të pezullojë vendimin e Komisionit të Apelit, pasi drejtuesit e Skënderbeut e kanë çuar të mërkurën çështjen e në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në njoftim shkruhet se vendimi pritet të dalë në fillim të muajit Korrik, në një kohë që turi i dytë kualifikues ku merr pjesë Skënderbeu, ende nuk kanë nisur. Ekipi kampion i Shqipërisë u ndëshkua me 1 vit pezullim nga kupat e Europës, pasi akuzohet për trukim ndeshjesh nga UEFA.

skendebeut

Njoftimi i plotë:

Pas rekursit të paraqitur nga KF Skënderbeu përpara CAS, më datë 15 Qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit datë 1 Qershor 2016. Rrjedhimisht, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të UEFA Champions League 2016/2017 të datës 20 Qershor në Nyon.

Nga ana tjetër, për të parandaluar çdo konfuzion në organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skënderbeu kanë rënë dakord që procesi në CAS të zhvillohet përmes një procedure të përshpejtuar. Për këtë, pritet që vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen në aktivitetet europiane të jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik. Për t'u precizuar është fakti se KF Skëndërbeu nuk është konsideruar asnjëherë përgjegjës i drejtpërdrejtë për shkeljet e pretenduara nga UEFA. Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit është thelbësisht administrativ dhe ka të bëjë me pranimin ose përjashtimin nga garimi në kompeticionet europiane. Saktësojmë se, ndaj KF Skënderbeut nuk është marrë në asnjë moment një vendim disiplinor fajësie, në të kundërt nga çfarë është përfolur, shkruar e shpifur gjatë gjithë kësaj periudhe.”

Tv Klan





Të ngjashme