Skënderbeu drejt sigurimit të titullit
Deri pak javë më parë Flamurtari rivalizonte fort me Skënderbeun, ndërsa tashmë dy skuadrat janë 20 pikë larg në renditje me korçarët që vazhdojnë kryesimin e Superligës me synimin për ta mbyllur sa më herët kampionatin matematikisht. Vlonjatët presin sot në orën 17:00 Kamzën.
“Jo veç për pikë, por do synojmë të marrim tre pikë, që do na sistemojmë në rënditje. Nëse Vlora do arrijë të dalë në lojen e vet shpejt do na verë në pozita të vështira”.
Përballja e vështirë e Teutës me Skënderbeun. Durrsakët gjenden në vendin e parafundit, por për Kristi Vangjelin nuk e meritojnë.
“Janë aty, por nuk e meritojnë. Ka shumë gabime në mbrojtje”.
Skënderbeu është në vendin e parë të Superligës me 56 pikë dhe nese vijon serinë e fitoreve, duket se nuk do të ketë më asnjë pengesë në marshimin drejt titullit.
Tv Klan