Skënderbeu e mbyll me humbje
Skënderbeu i dha fund sezonit Europian me humbjen 2 – 1 në fushën e Young Boys. Një disftaë në sekondat e fundit, por me një lojë të bukur të ekipit shqiptar që mbështetej nga tifozë të shumtë në Stade De Suisse.
Skënderbeu në Bernë i munguan disa titullarë, për dëmtime dhe mungesë të vizës si në rastin e James. Gavazaj shënoi i pari për korçarët, që shfaqën një lojë më kërkuese gjatë pjesës së dytë edhe pse nuk kishte në fushë një sulmues të mirëfilltë.
Megjithatë vendasit e përmbysën rezultatin duke i rrëmbyer vendin e tretë skuadrës së Ilir Dajës. Trajneri pati rezerva për gjykimin, pasi iu mohua një 11-metërsh, që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Një sezon i suksesshëm i Skënderbeut që e mbylli pa humbje në shtëpi dhe me 5 pikë. Rezultatet kanë ndikuar edhe te të ardhurat që përllogariten rreth 4 milionë euro vetëm nga bonuset e UEFA-s.
Tv Klan