Skënderbeu e mbyll në krye fazën e parë
Skënderbeu e mbylli në krye fazën e parë të kampionatit. Diferenca me vendin e fundit Korabin është 15 pikë. Skuadra korçare ka sulmin më të mirë me 11 gola të shënuar, ndërsa mbrojtjen më të mirë e ka Partizani me vetëm 1 gol të pësuar.
Sulmin më të dobët e kanë ekipet që mbyllin renditjen Laçi dhe Korabi me 4 gola të realizuar, ndërsa Flamurtari ka lejuar më shumë gola, 14 në total. Pero Pejiç, Caleb Ekuban dhe Hamdi Saihi po rivalizojnë për këpucën e artë.
Pejiç udhëheq këtë klasifikim me 6 gola, i ndjekur nga Ekuban dhe Salihi me nga 5. Rivaliteti ishte e fortë në 9 javët e para të Superligës ku vetëm Kukësi mbeti i pathyer, por duke marrë fitore vetëm në shtëpi.
Surpriza mund të quhet Luftëtari i rikthyer në Superligë, ndërsa një nisje të dobët kanë Laçi, Teuta dhe Flamurtari. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësi me shkarkime apo dorëheqje nga trajnerët. Gjysma e ekipeve e ndërruan të paktën një herë drejtuesin e stolit me Teutën që ka patur 4 trajnerë deri më tani.
Faza e dytë nis para ndalesës ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.
Tv Klan