Skënderbeu fiton me Korabin


Skënderbeu fiton me Korabin

21:29 06/02/2017

Skënderbeu fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin me Korabin në Elbasan. Një zotërim i ekipit korçar, që pati shumë raste shënimi. Goli u shënua në minutën e 66’ nga Hamdi Salihi me 11 – metërsh. Rast tejet i diskutueshëm pasi kontakti mes dy futbollistëve ishte minimal. Drejtuesit e Korabit vërshuan me kritika ndaj gjyqtarit, pas takimit.

Me këtë sukses, Skënderbeu ruan diferencën me Kukësin e vendit të parë, që mbetet 4 pikë. Korabi që ndodhet në fund të renditjes largohet më shumë me rivalët dhe mbijetesa bëhet akoma më e vështirë.

Flamurtari fitoi në fushën e vet me Luftëtari, 2 – 1. Vlonjatët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Për Luftëtarin shënoi Rroca.

Superliga vazhdon të kryesohet nga Kukësi, që fitoi ndaj Teutës 1 – 0. Partizani ruan vendin e dytë, pas fitores 2-1 ndaj Vllaznisë.

Tirana u mund në Laç, 1 – 0.

Tv Klan






Të ngjashme