Skënderbeu fiton me një gol në fund
Skënderbeu befasoi me një gol në minutat e fundit Partizanin, në takimin e luajtur të hënën në Tiranë. Ekipi korçar triumfoi me rezultatin 1 – 0 kryesfidën e javës së 30, duke e çuar në 14 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt Kukësin, kundërshtari i javës së ardhshme ku mund të vendoset edhe titulli kampion.
Futbollistët e Partizanit edhe pse u shfaqën më të rrezikshëm veçanërisht gjatë pjesës së parë nuk arritën të kalonin portierin Teqja.
Skënderbeu kishte mungesa të rëndësishme në sulm dhe për të shënuar golin mendoi Bruno Dita, i cili hyri në fushë gjatë pjesës së dytë. Mesfushori realizoi në minutat shtesë.
Në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte edhe kroati Mario Tokic, i përfolur si një kandidat për të marrë drejtimin e Partizanit edhe pse nga të kuqtë nuk ka asgjë zyrtare.
Tv Klan